Dubai ndërton pistën më të madhe të skive buzë shkretëtirës
Dubai njihet për ndërtimin e qiellgërvishtësve më të mëdha në botë. Tani në Dubai do të ndërtohet edhe pista më e madhe për ski, që do të jetë e gjatë 1.2 km.

Fun
Pista aktuale për ski në Dubai, e hapur për herë të parë në vitin 2005, vazhdon të jetë më e madhja në botë në Librin e Rekordeve Guinness.
Pista e re për ski është pjesë e skemës gjigande, e quajtur “Meydan One”, ku do të përfshijë ndërtesën më të lartë rezidenciale në botë, e gjatë 711 metra, një shatërvan 420 metra të lartë, një qendër tregtare dhe 350 dhoma hoteli.
Kompleksi gjigand mund të presë 78 mijë persona, të cilët do të kenë mundësi të shfrytëzojnë edhe një plazh prej 300 metrash.
Ky projekt gjigand do të kushtojë rreth 8.6 miliardë dollarë. Faza e parë e projektit, ku do të mirëpriten 78 mijë rezidentë, do të përfundojë në 5 vitet e ardhshme, në kohën kur do të zhvillohet edhe Ekspozita Botërore 2020.