“Duam më shumë dritë” – kërkesat e prizrenasve drejtuar Mytaher Haskukës

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, nuk po ja del që të zgjidh kërkesat e shumta të qytetarëve.

Lajme

27/01/2021 13:34

Qytetarët e Prizrenit po ballafaqohen me probleme të shumta infrastrukturore.

Disa nga këto probleme të ilustruara me fotografi ata i kanë adresuar edhe në platformën digjitale “Ndreqe”.

Ata nuk kanë kërkuar transport urban, rregullim të parqeve apo shesheve, probleme me kanalizimin, ndriçimin publik, gropat e shumta, janë disa prej kërkesave që presin reagimin e komunës.

Pra, kryesisht probleme që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen, shkruan lajmi.net.

Nga rreth 300 probleme të raportuara, Komuna ka arritur t’i sanoi gjysmën e tyre.

“Ndriçimi publik nuk është funksional në ketë shtyllën në foto, ka mbi 2 muaj që është defekt”, ka shkruar një qytetar para pak dite në një kërkesë, teksa ka publikuar edhe dy fotografi.

“Ndriçimi publik nuk punon”, thuhet shkurt në një tjetër ankesë.

“Përshëndetje jam një qytetar banues i rrugës Betim Berisha në Prizren. Ne qytetaret e kësaj lagjes ndihemi shumë të rrezikuar pasi që shtylla elektrike ne lagjen tonë është këputur dhe mbahet vetë nga telat. Ju lutem ne emër të gjithë lagjes qe sa më shpejt ta zgjidhni këtë defekt. Qe mos të vijë puna të bjer e të beje dëme”, thuhet në një kërkese të një banori e cila akoma nuk ka marr përgjigje.

Ndërsa, në një lagje tjetër, banorët kanë kërkuar që të intervenohet në rregullimin e një shtylle ndriçuese. “Si duket poqi elektrik në këtë shtylle duhet ndërruar me një te ri”.

“Mes sheshit përball kornerit, urgjent internim duhet”, është raportuar një gropë nga qytetarët në adresë të komunës.

“Është rruge mjaft e frekuentuar (qe lidhet pjesa e qytetit me Spitalin dhe gjimnazin Gjon Buzuku. Ju lutem nëse mund te intervenohet në mënyre që të rregullohet?”, thuhet në një ankesë.

Qytetarët kanë raportuar tek komuna edhe disa pengesa që i kanë vendosur banorët në rrugë pa dijeninë e Komunës.

“Disa qytetare te pandërgjegjshëm kanë vendose një ndalës shume të madhe ne rrugë që është duke penguar shume komunikacion dhe dëmtimin e makinave. Pengesa është shumë e madhe dhe është kriju në mes te rrugës një pengës që vetëm njerëzit e çmendur mund te veprojnë kështu. Ju lutem te merrni masa dhe te vendoset ne rruge një ndalës nga goma ose një dalëse me te vogël”, thuhet në një ankesë tjetër drejtuar komunës.

“Përshëndetje në rrugën Xheladin Hana nuk ka ndriçim publik ne katër shtylla. Rruga është e terrshme dhe fëmijët kur po kthehen nga shkolla po kane frike. Kërkoj nga komuna qe te beje rregullimin sa me pare. Me respekt Banori i rrugës Xheladin Hana”, thuhet në një kërkesë drejtuar komunës për rregullimin e ndriçimit.

Banorët po ashtu kanë kërkuar që Komuna të rregullojë hapësirat publike, ose të destinojë ato për qëllime tjera, meçen se një hapësirë e tillë e pa mirëmbajtur po përdorët për parim te veturave.

“Ndriçimi publik tash e sa kohe nuk punon, ju lutem sa me shpejt te merren masa”, bënë të ditur një banorë i cili e ka adresuar ankesën në muajin e kaluar.

Qytetarët kanë kërkuar që të pastrohet rrjedha e lumit, e cila është e mbushur plotë me mbeturina: “Shtrati i mbushur me mbeturina”.

“Pa drita 1 muaj”, thuhet në një ankesë e cila është adresuar që në muajin tetor 2020, ndërkohe që komuna akoma nuk ka intervenuar.

“Ndriçimi publik i dëmtuar dhe i lënë pas dore”, thuhet në një kërkesë tjetër.

Disa banorë kanë kërkuar ndihmën e komunës që të ndërhyjë në rregullimin e kulmit të një ndërtese, pasi kanë thënë se uji po u hynë brenda.

Në një rrugë të Prizrenit, banorët para dy muajve kanë raportuar edhe ormanin e një ndriçuesi, i cili është shkëputur, e që akoma nuk është rregulluar.

Pa rregulluar ka mbetur edhe një gropë e raportuar në tetor 2020. “Ne rrugën Flamuri afër shkollës fillore Lek Dukagjini e hapur një gropë rreth 1 muaji me parë e cila është shumë e thellë, me e thellë siç duket ne foto, dhe ka pasur shumë lëndime tek disa persona”, thuhet në ankesë.

“Si banor i lagjes “Rexhep Kabashi”, kërkoj nga Komuna qe te intervenohet ne ndriçimin publik pasi nuk kemi ndriçim dhe me këtë rast po kemi grupacione të qenve endacak te cilët po na rrezikojnë natën sidomos ne mungesë te dritave”, thuhet në një ankesë të para tre muajve e cila nuk ka marr përgjigje akoma.

“Ju lutemi te aktivizohet ndriçimi ne rrugën Transiti i Ri, duke pasur parasysh qe kjo zone ka filluar te funksionalizohet me biznese afariste dhe qytetaret janë duke e shfrytëzuar për qarkullim. Është shume e nevojshme kjo rruge te merret me prioritet, pasi qe është një arterie e cila do te lehtësojë qarkullimin e automjeteve dhe është shume e përshtatshme për tu qasur ne dy pjese kryesore te qytetit te Prizrenit. Është për keqardhje se si kjo rruge nuk trajtohet qe sa vite nga Komuna e Prizrenit. 1. Ndriçimi publik nuk është funksional 2. Kanalizimi nuk është funksional 3. Rruga vazhdon ende te jete e bllokuar nga një shtëpi, ndërsa shume biznese ballafaqohen me problemin e qasjes ne këtë rruge”, thuhet në një tjetër ankesë, e cila po ashtu është shoqëruar me një fotografi:

Janë edhe dhjetëra kërkesa tjera të raportuara nga qytetarët në këtë platformë digjitale, të ilustruara me fotografi të cilat presin intervenimin e kryetarit Haskuka.

Ndërkohë, shuam prej problemeve që ballafaqohen qytetarët e Prizrenit nuk raportohen askund. /Lajmi.net/