Dua pyetet për lidhjen që ka me Bebe Rexhën dhe Action Bronson: Jemi shqiptarë dhe krenarë për këtë

Dua Lipa ka folur për disa artistë shqiptarë në intervistën e fundit.

ShowBiz

18/12/2020 23:20

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po e përmbyll një vit shumë të suksesshëm, shkruan lajmi.net.

Së fundi, artistja ishte e ftuar në “Web’s Most Searched Questions”, ku zbuloi shumëçka rreth jetës private dhe profesionale të saj.

Në mesin e pyetjeve që iu bënë këngëtares, ishte edhe ajo se çfarë lidhje ka me Bebe Rexhën dhe Action Bronson.

Kur u pyet për Beben, Dua tha se nuk e ka të afërme, por edhe ajo është shqiptare dhe janë shumë krenare për këtë.

YouTube player

“Jemi shqiptarë, në këtë mënyrë më duket se të gjithë shqiptarët e quajnë njëri tjetrit kushëri apo diçka e tillë. Kur e sheh një shqiptar në rrugë je sikur “oh ky është kushëriri im”. Unë jam nga Kosova dhe besoj që Bebe ësht nga Maqedonia. Nuk jemi të afërme, por flasim shqip dhe jam krenare që jam e atilë”, tha Dua.

Ndërsa, për Action Bronson, këngëtarja tha se e konsideron si vëlla të saj.

“E shoh si vëllanë tim të madh. Gjithashtu, ka rrënjë shqiptare dhe më rekomandon restorantet më të mira ndonjëherë”, përfundon artistja. /Lajmi.net/