Dua përmallohet për të dashurin, kujton momentet e lumtura në përqafim të tij

Dua ka mall për Anwarin, i cili gjendet larg saj.

ShowBiz

12/11/2020 21:18

Dua Lipa ka disa javë që është rikthyer në Londër, ku edhe ka finalizuar projektin e ri muzikor, shkruan lajmi.net.

Ani pse është e lumtur që po qëndron pranë familjes, këngëtarja ndihet e pikëlluar për shkak se të dashurin e ka në Amerikë.

Artistja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi në përqafim të Anwar Hadid, duke kujtuar momentet më të bukura që kanë kaluar bashkë.

 

View this post on Instagram

 

miss the squishhhhh

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ndryshe, këngëtarja muajt e fundit u raportua se është zhvendosur për të jetuar në Amerikë, pikërisht për të qenë pranë partnerit.

Kujtojmë se artistja pritet që së shpejti ta organizojë një koncert virtual, të cilin kanë rastin ta ndjekin fansat nga vende të ndryshme të botës, pasi t’i blejnë biletat. /Lajmi.net/