Dua Lipën e pret në takim Shpend Ahmeti (Foto)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dje ka mbërritur në atdhe, ndërsa sot u takua me kryetarin e komunës së Prishtinës Shpend Ahmetin.

ShowBiz

08/08/2016 10:43

Ardhja e saj në Prishtinë i ka gëzuar të gjithë, por edhe ajo ka ndarë emocione duke e folur një shqipe të rrjedhshme e treguar se sa e lumtur është që ka ardhur në Kosovë pas 4 vitesh, shkruan lajmi.net

Dua, në Prishtinë ka ardhur me bendin e saj, me të cilët do të performojnë para një numri të madh adhuruesish në parkun Gërmia, ndërsa me vete ka marrë edhe të dashurin e saj dhe një mike të ngushtë./lajmi.net