Dua Lipa uron 28 Nëntorin me flamurin kombëtar në duar: Krenare që jam shqiptare
Dua Lipa uroi gjithë shqiptarët me një foto me flamurin kuq e zi.

ShowBiz
Dua Lipa arrin çdo herë t’i bëjë krenarë gjithë shqiptarët kudo në botë, me sukseset që i arrin, shkruan lajmi.net.
Mëngjesin e sotëm, këngëtarja publikoi një fotografi, të cilën e ka shkëputur nga performanca e saj në “Sunny Hill”, ku shfaqet e mbuluar me flamurin kuq e zi.
Me këtë foto, ajo uroi shqiptarët për Ditën e Flamurit, ndërsa shprehet krenare që është shqiptare.
“28 NËNTORI!!! DITA E FLAMURIT!!! ?? KRENARE QË JAM SHQIPTARE ❤️ URIME DITA E PAVARËSISË!!”, shkruan Dua.
View this post on Instagram
Kujtojmë se Dua Lipa mbrëmë ka mbajtur koncertin virtual “Studio 2054”, në të cilin dhuroi performancë mahnitëse dhe kishte të ftuar edhe shumë emra të njohur. /Lajmi.net/
View this post on Instagram