Dua Lipa tani imazh edhe i këtij brendi të njohur

Sukseset e këngëtareve kosovare që kanë arritur famë në botë, s'kanë të ndalur.

ShowBiz

26/01/2018 16:19

Një emër që po shënon shumë të arritura është edhe ai i Dua Lipës, për të cilën tashmë flet e gjithë bota, shkruan lajmi.net.

Ajo e përmbylli shumë suksesshëm vitin 2017 dhe me po atë ritëm e filloi edhe 2018-ën.

“IDGAF”, titullohet kënga e saj më e re, e cila po pritet jashtëzakonisht mirë nga publiku, por Dua nuk u ndal me kaq.

Përmes rrjeteve sociale, këngëtarja ka bërë të ditur se është bërë imazh i markës së njohur “Adidas”, në kampanjën e së cilës shfaqet e mrekullueshme.

Dua nuk është shqiptarja e vetme që u bë imazh i kësaj marke, para saj ishte edhe Rita Ora. /Lajmi.net/

Follow me to 1st place. #ORIGINALis @adidasOriginals ??

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on