Dua Lipa sjell të tjera imazhe nga prapaskenat e “AMAs”, në fokus vë fizikun

Dua Lipa duket e mahnitshme në fotografitë e reja nga "American Music Awards".

ShowBiz

24/11/2020 15:50

Dua Lipa të dielën që e lamë pas mori pjesë në eventin e muzikës “American Music Awards”, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja në këtë event kishte përgatitur një performancë të mrekullueshme, për të cilën u duartrokit edhe nga kolegët e muzikës.

Po ashtu, ajo nga kjo “AMAs” nuk u largua pa një çmim, pasi është shpërblyer me çmimin “Best Pop/Rock Song”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Krahas gjithë këtyre, artistja mori vëmendje të madhe edhe me dukjen, posaqërisht me fustanin e mahnitshëm “Versace”.

Fustani në fjalë ka kushtuar hiç më pak se 10 mijë euro, ndërsa në rrjete sociale Dua solli të tjera imazhe ku e fotografon trupin nga afër dhe dukej për mrekulli. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)