Dua Lipa shkëlqen në New York me një paraqitje të fuqishme para koncertit të saj të turneut “Radical Optimism”
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe të medieve me një paraqitje tejet të guximshme dhe elegante në New York, para se të ngjitej në skenë për të performuar në kuadër të turneut të saj botëror Radical Optimism. Artistja me famë botërore zgjodhi një veshje totalisht të zezë, e cila kombinonte sensualitetin me stilin e…

ShowBiz
Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe të medieve me një paraqitje tejet të guximshme dhe elegante në New York, para se të ngjitej në skenë për të performuar në kuadër të turneut të saj botëror Radical Optimism.
Artistja me famë botërore zgjodhi një veshje totalisht të zezë, e cila kombinonte sensualitetin me stilin e fuqishëm urban.
Ajo mbante një korse saten të zezë me detaje dantelle, të kombinuar me një xhaketë me qime të shkurta të zeza, që i jepte një nuancë glamuroze dhe luksoze.