Dua Lipa shkëlqen në “Global Awards 2020”

Dua Lipa duket mahnitëse në eventin prestigjioz që po mbahet sonte.

ShowBiz

05/03/2020 21:57

Sonte (e enjte) po mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve “Global Awards 2020”, shkruan lajmi.net.

E pranishme në këtë event është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, e cila mbrëmjen e nisi duke rrëmbyer një çmim.

Këngëtarja është shpërblyer në kategorinë “Artistja më e mirë britanike”, ndërsa është e nominuar edhe në dy kategori tjera.

Edhe kësaj radhe, ylli shqiptar mori vëmendje me paraqitjen, ku shfaqet e veshur me një fustan të zi, të hapur tek këmba. /Lajmi.net/