Dua Lipa shënon sukseset e para të “Fever”, ndan pamje të reja nga prapaskenat e klipit

Dua Lipa dje publikoi videoklipin e ri.

ShowBiz

07/11/2020 09:31

Dua Lipa nuk po i ndal projektet e reja muzikore, e të cilat po rezulojnë shumë të suksesshme, shkruan lajmi.net.

Kënga e re e artistes titullohet “Fever”, kurse vjen në bashkëpunim me Angele dhe e vizualizuar edhe me klip.

Projekti në fjalë menjëherë pas publikimit u rendit i pari në Belgjikë, e ky fakt e ka gëzuar shumë këngëtaren shqiptare.

Ajo ka publikuar imazhe nga prapaskenat e klipit, teksa thotë se ato janë të preferuara nga kjo video muzikore.

“Disa nga më favoritet e mia qëndrojnë nga Fever. Nëse nuk e keni dëgjuar ende, linku është në bion time. Ne sapo kemi dalë të parët në Belgjikë!!! E çmendur!!! Faleminderit”, janë fjalët e Duas.

Ndryshe, dueti në fjalë brenda 24 orësh ka kapur shifrën prej 2.7 milionë klikime në YouTube. /Lajmi.net/

YouTube player