Dua Lipa s’e lëshon vendin e parë, për dy muaj në krye të top-listave britanike

23:49 | 8 Qershor 2018

Dua Lipa është këngëtarja nga Kosova, e cila po shënon suksese të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare.

Ajo është shumë aktive me koncerte në vende të ndryshme të botës, në të cilat performon hitet e saj, shkruan lajmi.net.

Kur jemi tek hitet, projekti i fundit nga Dua është “One Kiss”, këngë kjo në duet me Calvin Harris.

Kënga është publikuar dy muaj më parë, ndërsa për gjithë këto javë ka arritur të qëndrojë e para në Britani.

“ONE KISS NUMËR 1 PËR 8 JAVË!! 8 JAVË”, ka shkruar Dua në Instagram. /Lajmi.net/