Dua Lipa për BBC: Bizhuteria e gjyshes më sjellë fat
Shumica e performancave të këngëtares nga Prishtina, Dua Lipa, e gjejnë atë me një gjerdan rreth qafës.

ShowBiz
Bizhuteria në fjalë i takon gjyshes së Dua Lipës. Ajo këtë e ka zbuluar për BBC kur dje ka folur më shumë për veten.
“Kudo që shkoj e mbaj një gjerdan tërfili me katër palë, që i përkiste gjyshes sime. Ajo e ka veshur cdo ditë dhe tash është një prej pasurive të mia më të çmuara. E kam shumë për zemër dhe është shumë sentimentale. E ndjej se më sjellë fat” ka treguar Dua Lipa.
Në këtë intervistë për BBC, ajo zbulon se qysh e vogël ka qenë e fascinuar pas muzikës së Pink dhe Nelly Furtado. Performanca e saj e parë para publikut kur nisi të bëhej e njohur ishte ajo në Berlin, nëntorin e vitit të kaluar, para rreth 200 personave.
Lipa ka folur edhe mbi albumin e saj, i cili do të publikohet në muajin shkurt. Ajo tregon se ka pasur ditë kur ajo ka incizuar deri në tri versioni këngësh përnjëherë, dhe ka punuar deri në orët e mëngjesit në studio që gjithçka në fund të dalë me sukses. / KultPlus