Dua Lipa në kopertinën e “Vogue Turqia”

Emri i saj tashmë gjendet edhe në revistat më prestigjioze të botës.

ShowBiz

30/04/2018 08:41

Dua Lipa është këngëtarja kosovare e cila po shënon çdo ditë nga një sukses të ri, shkruan lajmi.net.

Ajo është edhe imazh i markave të njohura, por zë vend edhe në kopertinat e revistave të njohura të cilat shkruajnë për arritjet e këngëtares.

Së fundi, Dua ka njoftuar se është në ballinën e revistës “Vogue Turqia”, në numri e muajit maj, që del për pak ditë në treg.

Kujtojmë që këngëtarja aktualisht po merret me koncertet e turneut të ri, meqë rast po bën edhe promovimin e këngës “One Kiss”. /Lajmi.net/

May cover for @vogueturkiye by @benjaminlennox ✨

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on