Dua Lipa në bikini sjell foto nga pushimet

Këngëtarja po shijon disa ditë pushimi në Francë.

ShowBiz

26/05/2019 17:15

Dua Lipa ishte një nga yjet e shumta të cilët ishin prezent në festivalin e filmit në qytetin francez Kanë, shkruan lajmi.net.

Si duket pas festivalit ajo ka vendosur që pushimet e saj t’i fillojë pikërisht në Francë.

Prishtinasja ka ndarë disa imazhe me ndjekësit e saj në Instagram, ku shihet duke marrë rreze dielli bashkë me mikeshën e saj.

Ndryshe kënga e fundit e artistes titullohet ‘Swan song’ dhe ka marrë mbi 45 milion klikime në Youtube. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bx7c_eGBa1J/