Dua Lipa ndan të tjera imazhe nga fotosesioni për “Rolling Stone”: Nuk do ta harroj kurrë këtë ditë

Dua Lipa solli të tjera fotografi nga seti i fundit.

ShowBiz

22/01/2021 17:31

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është imazh i numrit të ri të “Rolling Stone”, shkruan lajmi.net.

Artistja ditët e fundit ka ndarë kohë pas kohe fotografi nga seti për këtë revistë të njohur, ku erdhi shumë ndryshe.

E veshur me kostume të ndryshme, Dua dukej tërheqëse në këtë set, ndërsa së fundi postoi edhe disa imazhe të reja.

“Faleminderit !!!! ? @rollingstone fotografuar nga @david_lachapelle // Një ditë që nuk do ta harroj kurrë”, shkruan ndër të tjera këngëtarja.

Në intervistën për “Rolling Stone”, Dua ka folur për projektet e reja, pandeminë, si dhe si çdo herë nuk harroi pa e përmendur Kosovën. /Lajmi.net/