​Dua Lipa mohon se ka shkarkuar agjentin e saj për qëndrimet pro-Israel

Dua Lipa ka mohuar raportet që sugjeronin se ajo kishte shkarkuar menaxherin e saj, David Levy, pasi ai kishte tentuar të ndalonte grupin irlandez Kneecap të performonte në Glastonbury për shkak të qëndrimeve të tyre pro-palestineze. Raportet nga Daily Mail pohonin se Lipa e kishte larguar Levy-n për nënshkrimin e një letre që i kërkonte…

ShowBiz

24/09/2025 16:20

Dua Lipa ka mohuar raportet që sugjeronin se ajo kishte shkarkuar menaxherin e saj, David Levy, pasi ai kishte tentuar të ndalonte grupin irlandez Kneecap të performonte në Glastonbury për shkak të qëndrimeve të tyre pro-palestineze.

Raportet nga Daily Mail pohonin se Lipa e kishte larguar Levy-n për nënshkrimin e një letre që i kërkonte organizatorëve të festivalit, Emily Eavis, që të hiqnin grupin për shkak të deklaratave politike të tyre. Megjithatë, Lipa dhe agjencia e saj, WME, sqaruan se Levy nuk ka punuar me të që nga viti 2019. Sipas BBC, ata e quajtën historinë “kategorikisht të pasaktë” dhe e kritikuan si një tentativë për të përhapur ndarje dhe provokime.

Në një postim në Instagram, Lipa e shprehu qartë qëndrimin e saj, duke thënë:

“Nuk e mbështes veprimin e David Levy ose të menaxherëve të tjerë të muzikës kundër një artisti që flet të vërtetën e tij. Unë gjithashtu nuk mund të injoroj mënyrën se si është trajtuar kjo çështje në media. Jo vetëm që historia ishte krejtësisht e pasaktë, por gjuha e përdorur nga Daily Mail ka qenë gjithashtu qëllimisht provokuese, e krijuar vetëm për të tërhequr klikime, dhe qartazi e dizajnuar për të nxitur ndarje online”.