Dua Lipa me performancë mahnitëse në “Graham Norton Show”
Dua këndoi "Levitating" në "Graham Norton Show".
ShowBiz
Dua Lipa është aktualisht një prej emrave më të suksesshëm në arenën ndërkombëtare, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja së fundi ka qenë e ftuar në “Graham Norton Show”, ku mahniti të gjithë me paraqitjen dhe performancën.
Fillimisht u komentua shumë veshja e saj, teksa kishte veshur një fustan me thekë me ngjyrë argjendi.
Në studion e “Graham Norton Show”, Dua këndoi hitin e saj “Levitating”, duke dhuruar performancë mahnitëse.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Dua Lipa bashkë me Miley Cyrus publikuan duetin “Levitating”. /Lajmi.net/
View this post on Instagram