Dua Lipa mbush Wembley-n me 160 mijë fansa – ndalesa e radhës: Prishtina!

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, po shkëlqen në skenat më të mëdha të globit. Këtë javë, ajo do të performojë në stadiumin legjendar Wembley në Londër, dhe jo një herë, por dy net me radhë, më 20 dhe 21 qershor. Të dy koncertet janë “sold out”, me mbi 160 mijë bileta të shitura…

ShowBiz

19/06/2025 16:32

Dua Lipa, ylli shqiptar me famë botërore, po shkëlqen në skenat më të mëdha të globit. Këtë javë, ajo do të performojë në stadiumin legjendar Wembley në Londër, dhe jo një herë, por dy net me radhë, më 20 dhe 21 qershor.

Të dy koncertet janë “sold out”, me mbi 160 mijë bileta të shitura brenda minutave, një tjetër rekord në rrugëtimin e saj triumfues.

E gjitha kjo është pjesë e turneut të saj të ri “Radical Optimism”, që po përshkruhet si një shpërthim energjie, muzike dhe bashkëpunimesh me emra të mëdhenj të industrisë, përfshirë edhe fitues të çmimeve Grammy që pritet të jenë mysafirë surprizë në skenë.

Në Londër është hapur edhe një pop-up shop ekskluziv i Dua Lipës, ku fansat mund të blejnë produkte të personalizuara, të bëjnë foto e madje të provojnë pijet e saj të preferuara.

Pas Wembley-t, Dua do të ndalet në Anfield në Liverpool më 25 dhe 27 qershor, dhe më pas në Dublin në stadiumin Aviva. Por ajo që na bën zemrën të rrahë më fort është se disa javë më vonë. ndalesa e saj e radhës do të jetë PRISHTINA!

Më 1 gusht, Dua kthehet në vendlindjen e saj, për të performuar në festivalin më të madh të muzikës në rajon Sunny Hill Festival, që tashmë është zyrtarisht pjesë e turneut të saj global “Radical Optimism”.

Nga skenat më të mëdha të botës, drejt zemrës së Prishtinës!