Dua Lipa liston sukseset e albumit “Future Nostalgia”

Ani pse pa koncerte, albumi i ri i Dua Lipës arriti sukses të jashtëzakonshëm.

ShowBiz

23/12/2020 09:00

Si për shumë të tjerë, edhe për Dua Lipën viti 2020 nuk shkoi siç e kishte planifikuar, shkruan lajmi.net.

Kjo ngase, këngëtarja kishte planifikuar të mbante turne botëror, për të promovuar albumin e ri muzikor.

Megjithatë, pavarësisht faktit se nuk mbajti koncerte, “Future Nostalgia” rezultoi shumë i suksesshëm, e këtë më së miri e tregojnë statistikat e fundvitit.

Shumë prej mediumeve më prestigjioze në botë, e kanë listuar albumin e këngëtares shqiptare, si më të mirin për këtë vit.

Së fundi, ishte vet Dua ajo e cila publikoi një listë, në të  cilën numërohen sukseset e “Future Nostalgia”.

Në këtë listë, tregohet se “The Guardian”, e renditi “Future Nostalgia”, të dytin në mesin e 50 albumeve më të mira të vitit.

“The Times”, e vlerësoi atë si albumin më të mirë të vitit 2020, ndërsa “Evening Standard” e zgjodhi albumin më të mirë të Londrës, për 2020.

Lista pasohet nga BBC, NME, e shumë mediume e blogje të njohura, në të cilat vërehet vlerësimi i lartë që iu dha albumit të artistes.

Ndryshe, Dua Lipa së fundi ka finalizuar edhe një videoklip të ri, për të cilin nuk ka dhënë detaje nëse do ta publikojë brenda këtij muaji.

Ajo para pak ditësh dhuroi performancë mahnitëse në “Saturday Night Live”. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)