Dua Lipa kundër Donald Trump: Ky njeri është një shaka, mos e votoni

Dua Lipa ka bërë thirrje të mos të votohet Donald Trumpi.

ShowBiz

05/08/2020 09:32

Dua Lipa ka treguar edhe një herë publikisht se nuk pëlqen që Donald Trump të jetë në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shkruan lajmi.net.

Ajo në një postim shfaqi pëmbledhje të disa prej deklaratave më qesharake që presidenti Trump i ka dhënë gjatë mandatit të tij.

Në mbishkrimin që ia la fotos, artistja bëri të qartë se nuk dëshiron që Donald Trump të rizgjidhet president, ndërsa bëri thirrje të mos e votojnë.

“Ky njeri është një shaka, por çfarë ka të re? Votojeni të largohet”, ka shkruar Dua.

Kujtojmë se Dua Lipa reagoi edhe pas shpërthimit të tmerrshëm në Beirut, ku bëri thirrje që kushto që ka mundësi t’i ndihmojë qytetarët e atij vendi, sidomos me doza gjaku. /Lajmi.net/