Dua Lipa kryeson top listën “Shazam” në Gjermani

Hiti i këngëtares shqiptare Dua Lipa “Be The One” ka arritur edhe një sukses tjetër në arenën ndërkombëtare.

ShowBiz

02/02/2016 13:20

“Be The One” kryeson në top listën “Shazam” në Gjermani.

Përmes një postimi në Twitter Dua Lipa ka treguar se është shumë e kënaqur për këtë arritje.

“Wow ‘Be The One’ numër një në Shazam, në Gjermani. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

Dua Lipa vlerësohet një nga yjet e ardhshme të muzikës, dhe së fundi ishte në mesin e 15 artistëve të rinj në garë për “Zërin e Vitit” në BBC.