Dua Lipa jep lajmin e shumëpritur për fansat

Pritjes së fansave të Dua Lipës po i vjen fundi.

ShowBiz

03/07/2020 14:20

Dua Lipa në fillim të pandemisë publikoi albumin e ri muzikor me titull “Future Nostalgia”, shkruan lajmi.net.

Gjatë gjithë kësaj kohe, artistja ka shijuar suksesin e këtij albumi, por asnjëherë nuk e ka ndalur punën për këngë të reja.

Karantina duket se e frymëzoi atë që të realizonte këngën e re, të cilën bën të ditur se do ta publikojë më 10 korrik.

“Pako plot me mjaltë dhe jam gati të shkoj ? 10 korrik – HALLUCINATE”, ka shkruar ajo sipër një fotografie që e ndau me ndjekësit.

Dua Lipa së fundi ka dhënë një intervistë për prestigjiozen “Elle” ku foli për karantinën, pandeminë dhe projektet e reja. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CCLeLQ7sr_k/