Dua Lipa dukej mahnitëse gjatë performancës për “Pandora Live”

Dua Lipa mori vëmendje me fustanin prej lëkure gjatë paraqitjes së fundit.

ShowBiz

24/12/2020 23:02

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, po e përmbyll këtë vit me shumë suksese, shkruan lajmi.net.

Ajo gjatë 2020-ës publikoi albumin “Future Nostalgia”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm, duke prirë në të gjitha statistikat.

Së fundi, artistja ishte e pranishme në “Pandora Live”, ku performoi disa prej hiteve të saj më të reja.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Dua kishte veshur një fustan të zi prej lëkure, i cili ishte i çarë tek pjesa e kofshës dhe dukej shumë joshëse.

Këtë veshje, ajo e kombinoi me një palë çizme të zezea lëkure, të gjata deri në kofshë. /Lajmi.net/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)