Dua Lipa bën thirrje të ndihmohen protestuesit me donacione

Dua Lipa ka mbështetur sërish protestuesit në Amerikë.

ShowBiz

03/06/2020 08:15

Vrasja e George Floyd ka nxitur protesta masive në disa vende të Amerikës, disa prej tyre shumë të dhunshme, shkruan lajmi.net.

Shumë prej emrave të njohur kanë përkrahur publikisht protestuesit, ndërsa ka edhe nga ata që kanë dhuruar donacione.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, me anë të një postimi bëri thirrje të ndihmohen protestuesit, madje vendosi edhe linkun ku mund të dhurohen donacionet.

Po ashtu, në atë postim ajo thotë se në atë link janë edhe numrat e avokatit dhe e-mail adresat. /Lajmi.net/