Dua Lipa arrin një sukses në “Billboard Hot 100”

Sukseset nuk kanë të ndalur për këngëtaren kosovare me famë botërore, Dua Lipa.

ShowBiz

21/11/2017 10:06

Këngëtarja çdo ditë shënon nga një të arritur, sidomos me projektin e fundit “New Rules”, i cili rezultoi shumë i suksesshëm për të, shkruan lajmi.net.

Së fundi, përmes rrjeteve sociale ajo ka bërë të ditur se është renditur e 19-a në “Billboard Hot 100”.

Në këtë top-listë botërore, ku hyjnë një numër i madh emrash të shquar të muzikës, Dua arriti sukses të madh me këtë renditje për të cilën gjë është befasuar tejmase.

“New Rules” e cila u publikua në korrik të këtij viti ka marrë deri tani mbi 662 milionë klikime. /Lajmi.net/