“Dua Arsenalin” – Mosquera nuk joshet nga oferta e re e Valencias, kërkon kalimin tek “Topçinjtë”
Mbrojtësi i talentuar i Valencias, Cristhian Mosquera, është bërë objekt i interesimit serioz nga Arsenal, dhe sipas gazetarit të njohur për merkato, Fabrizio Romano, lojtari e ka bërë tashmë të qartë se dëshiron transferimin në Londër. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romano ka zbuluar se Valencia i ka ofruar Mosqueras një kontratë të re…

Sport
Mbrojtësi i talentuar i Valencias, Cristhian Mosquera, është bërë objekt i interesimit serioz nga Arsenal, dhe sipas gazetarit të njohur për merkato, Fabrizio Romano, lojtari e ka bërë tashmë të qartë se dëshiron transferimin në Londër.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romano ka zbuluar se Valencia i ka ofruar Mosqueras një kontratë të re me një pagë të konsiderueshme, me synimin për ta mbajtur në “Mestalla”. Megjithatë, 21-vjeçari spanjoll ka një destinacion të vetëm në mendje.
“Valencia i ka ofruar një marrëveshje të re me një pagë të konsiderueshme Cristhian Mosquera-s. Megjithatë, dëshira e lojtarit është shumë e qartë: Arsenal. Ai dëshiron të luajë për Arsenalin. Tani varet nga Arsenali dhe Valencia që të arrijnë një marrëveshje,” ka shkruar Romano, transmeton lajmi.net
Mosquera, i cili sezonin e fundit u shqua si një nga mbrojtësit më premtues në La Liga, ka tërhequr interesimin e disa klubeve evropiane, por duket se prioriteti i tij është kalimi te “Topçinjtë”, ku shihet si një investim i rëndësishëm për të ardhmen e mbrojtjes së Mikel Artetës.
Tashmë mbetet të shihet nëse Arsenal do të arrijë marrëveshje me Valencian për transferimin e tij gjatë kësaj vere./lajmi.net/