Drridhen zërat, Xheneta e Sara përplasen rëndë: Jam imazh i Kosovës dhe i Shqipërisë!
Një debat të ashpër deri në drridhje zërash ka rezultuar mes Xhenetës dhe Sarës. Xheneta e akuzonte Sarën se ka shumë nevojë për vëmendje të meshkujve, për këtë siç tha ajo edhe u kërkon atyre ta mbajnë në lojë, transmeton klankosova.tv. Sara ndërkohë i përgjigjej se nuk i bënë aspak përshtypje ajo çfarë thotë. Tutje…
ShowBiz
Një debat të ashpër deri në drridhje zërash ka rezultuar mes Xhenetës dhe Sarës.
Xheneta e akuzonte Sarën se ka shumë nevojë për vëmendje të meshkujve, për këtë siç tha ajo edhe u kërkon atyre ta mbajnë në lojë, transmeton klankosova.tv.
Sara ndërkohë i përgjigjej se nuk i bënë aspak përshtypje ajo çfarë thotë.
Tutje Xheneta e akuzoi Sarën se gënjeu për të qenit imazh për Kosovë i njërit prej brendeve të njohura të rrobave të banjos.
”Mundesh me folë për Shqipëri edhe aty me pikëpyetje se edhe për atje di goxha shumë”.
”S’je imazh i Kosovës, ti e ke pranu në tualet dhe nuk je”, dëgjohej Xheneta.
Kurse Sara i reagoi ashpër se është imazh i brendit edhe për Kosovë edhe për Shqipëri.
”Kompania është jashtë dhe konfirmon çdo gjë, dhe do dalësh si shpifëse”, i tha ajo Xhenetës.