Dronë, orë të dorës, cigare e 5 telefona – Ja çka u sekuestrua gjatë fundjavës në Aeroportin e Prishtinës nga Dogana

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se gjatë fundjavës ka arritur të realizoj kontrolle të rrepta nga oficerët dhe të parandaloj disa aktivitete të paligjshme. Vetëm gjatë këtyre ditëve të fundjavës, Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj tri raste të tilla, shkruan lajmi.net. Rastet e zbuluara: 1. Rasti i parë Gjatë kontrollit të pasagjerëve, u…

Lajme

03/03/2025 16:14

Dogana e Kosovës, ka njoftuar se gjatë fundjavës ka arritur të realizoj kontrolle të rrepta nga oficerët dhe të parandaloj disa aktivitete të paligjshme.

Vetëm gjatë këtyre ditëve të fundjavës, Dogana e Kosovës ka arritur të parandaloj tri raste të tilla, shkruan lajmi.net.

Rastet e zbuluara:
1. Rasti i parë
Gjatë kontrollit të pasagjerëve, u ndalua një shtetas i Shqipërisë tek i cili u gjetën dy dronë dhe 49 orë dore të markës SCMI. Mallrat janë sekuestruar, dhe pasagjeri është intervistuar për më shumë detaje.
2. Rasti i dytë Bazuar në informacionin e pranuara, u realizua një kontroll i detajuar tek një pasagjer që po udhëtonte për në Britaninë e Madhe. Gjatë kontrollit, u zbuluan 124 boxa me cigare të markave Marlboro dhe Carelia. Cigaret janë sekuestruar, dhe ndaj pasagjerit janë ndërmarrë procedurat e parapara me ligj.
3. Rasti i tretë, gjatë ndërrimit të natës dhe kontrollit të valigjeve përmes sistemit X-ray, u zbulua një valixhe që përmbante 5 telefona celularë të markës iPhone 16 Pro Max. Të gjitha pajisjet janë sekuestruar për verifikim dhe trajtim të mëtejshëm sipas procedurave doganore.
“Të gjitha mallrat e zbuluara janë ndaluar përkohësisht dhe po trajtohen në përputhje me dispozitat e Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës: 08/L-247”, ka shkruar Dogana e Kosovës. /Lajmi.net/ 
Njoftimi i plotë i Doganës: