Drogë, armë dhe mijëra euro të sekuestruara, arrestohet një person në Ferizaj
Një burrë është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se është i përfshirë në veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”. Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit fillestar të të dyshuarit janë sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një epruvetë me kokainë, si dhe para të gatshme…
Lajme
Një burrë është arrestuar në Ferizaj nën dyshimin se është i përfshirë në veprat penale “Posedim i narkotikëve” dhe “Posedim i paautorizuar i armës”.
Policia ka njoftuar se gjatë kontrollit fillestar të të dyshuarit janë sekuestruar dy qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, një epruvetë me kokainë, si dhe para të gatshme në vlerë prej rreth 6 mijë e 155 euro.
Tutje, pas konsultimit me prokurorin e shtetit, Policia ka realizuar kontroll edhe në zyrën dhe shtëpinë e të dyshuarit. Gjatë këtij kontrolli janë gjetur dhe sekuestruar një qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë me peshë rreth 19.10 gramë, një revole me një karikator dhe katër fishekë, një veturë, gjashtë telefona mobilë, para të gatshme në prerje të ndryshme në vlerë prej rreth 7 mijë e 535 euro, si dhe 20 dirhamë.
Po ashtu, Policia ka sekuestruar një sprej dhe dy fletore me shënime që dyshohet se lidhen me aktivitetin kriminal.
Sipas njoftimit zyrtar, i dyshuari është ndaluar dhe ndaj tij janë iniciuar procedurat ligjore, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Lajmi.net/