Drogba nuk kthehet në Chelsea
Didier Drogba duket se nuk do të rikthehet në Chelsea.

Sport
Drogba ka njoftuar se do t’i bashkohet skuadrës së tij Montreal Impact, në përgatitjet parasezonale në Katar.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë u përfol për një rikthim te Chelsea në një post menazhues, mirëpo kjo gjë nuk pritet të ndodhë.
“Rrugës për në Katar për përgatitje parasezonale”, ka shkruar sulmuesi në Tëitter.
Drogba i ka realizuar 11 gola për skuadrën nga MLS, që prej kur iu bashkua në verë.