Driton Selmanaj, kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit. Lajmi është bërë i ditur nga dega e kësaj partie. “Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren, Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë!…

Lajme
Driton Selmanaj do të jetë kandidat i LDK-së për kryetar të Prizrenit.
Lajmi është bërë i ditur nga dega e kësaj partie.
“Të dashur qytetarë, veprimtarë, aktivistë dhe struktura të LDK-së në Prizren,
Të mërkurën, më 09 korrik 2025, në ora 19:15, ju ftojmë në një ngjarje të veçantë për të ardhmen e qytetit tonë! Vendi: Lidhja e Prizrenit. Prezantojmë zyrtarisht kandidatin e LDK-së për Kryetar të Komunës së Prizrenit, z. Driton Selmanaj, një figurë e pastër dhe e vendosur për një qeverisje të ndershme dhe afër qytetarëve”.
Në njoftim bëhet e ditur se i pranishëm do të jetë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ejani të bëhemi bashkë për një Prizren më të mirë, për një vizion të ri dhe për një fillim që bazohet në integritet dhe përkushtim. Prania juaj i jep forcë ndryshimit. Mos mungoni! Për Prizrenin – Me Dritonin”, thuhet në njoftim.