Driton Kuka pas vizitës së krerëve të UÇK-së në Hagë: Besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, së bashku me Majlinda Kelmendin, i kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhen në paraburgim në Hagë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kuka tha se biseduan për shumëçka me tha, teksa tha se beson fuqishëm në pafajësinë e tyre. Më poshtë gjeni postimin e tij…
Sport
Trajneri i xhudos, Driton Kuka, së bashku me Majlinda Kelmendin, i kanë vizituar krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që ndodhen në paraburgim në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Kuka tha se biseduan për shumëçka me tha, teksa tha se beson fuqishëm në pafajësinë e tyre.
Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë.
Sot dhe dje së bashku me Majlinden përfunduam vizitat me krerët e UÇK!
Me secilin patëm biseda e shpalosje për ngjarjet historike të popullit tonë!
Biseduam edhe për sfidat tona në sport tash e në të kaluarën.
Të fortë, të qëndrueshëm, pozitiv dhe të motivuar për të dalur të pafajshëm, fillimisht ata, e më pas UÇK-ja dhe Republika e Kosovës, nga ky proces i padrejtë gjyqësor.
Unë dhe Majlinda, njëjtë si qytetarët e Kosovës, besojmë fuqishëm në pafajësinë e tyre. /Lajmi.net/