Drita mposhtet në Danimarkë nga Copenhagen

Skuadra e Dritës ka pësuar humbje në Danimarkë nga ekipi gjigant, Copenhagen, me rezultatin 2-0. Kampioni kosovar, Drita pavarësisht humbjes pati paraqitje mjaft të mirë si mysafir. Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, me Dritën që mbrohej dhe kishte mundësi me kundërsulme, por që danezët mbanin topin në shumicën…

Sport

22/07/2025 20:59

Skuadra e Dritës ka pësuar humbje në Danimarkë nga ekipi gjigant, Copenhagen, me rezultatin 2-0.

Kampioni kosovar, Drita pavarësisht humbjes pati paraqitje mjaft të mirë si mysafir.

Pjesa e parë e duelit u mbyll me rezultatin e barabartë 0-0, me Dritën që mbrohej dhe kishte mundësi me kundërsulme, por që danezët mbanin topin në shumicën e kohës.

Pjesa e dytë poashtu nisi mirë, megjithatë gjithçka ndryshoi kur Ovouka bëri penallti dhe Mattsson realizoi nga 11 metra për 1-0.

Pesë minuta më vonë, Ovouka sërish shkaktoi penallti dhe Mattsson sërish ishte i saktë, për ta dyfishuar rezultatin.

Ndeshja e ardhshme luhet në Prishtinë, në stadiumin Fadil Vokrri, me 29 korrik.