Drita e “gostitë” mirë Inter Turkun, i shënon tri herë për ta çuar në shtëpi

Drita e ka vijuar sonte traditën e "mikpritjes" shqiptare.

Lajme

12/07/2022 21:53

Një gosti e mirë e priti  Inter Turkun që doli nga “Fadil Vokrri” me tri gola, transmeton lajmi.net.

Fillimisht Simonovski, e pastaj Morina i “bënë muhabet” mysafirit nga Finlanda që sot më shumë u duk si turist sesa si një skuadër e denjë për t’i konkurruar “Intelektualët”.

Përballja u dominua në të gjitha aspektet nga Drita e cila kalon tutje në raundin tjetër të Conference League. /Lajmi.net/