Drita bëhet me trajner të ri
Drita përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës. Bëhet fjalë për Arsim Thaqin, i cili zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e tij si trajner i Dritës për një vit e gjysmë, përcjell lajmi.net. Thaqi së fundmi ishte trajner i Malishevës, kurse në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e…

Sport
Drita përmes një komunikate zyrtare ka njoftuar se ka emëruar trajnerin e ri të skuadrës.
Bëhet fjalë për Arsim Thaqin, i cili zyrtarisht ka nënshkruar kontratën e tij si trajner i Dritës për një vit e gjysmë, përcjell lajmi.net.
Thaqi së fundmi ishte trajner i Malishevës, kurse në të kaluarën ka drejtuar edhe skuadrat e njohura si Flamurtarin e Prishtinën.
Po ashtu, Drita ka bërë të ditur që gjatë ditëve në vazhdim do të prezantohet edhe stafi ndihmës i tij, ndërkaq sot do ta fillojë fazën përgatitore./Lajmi.net/