Drita – Ballkani: Ramadani e Daja vendosin për 11-shet startuese

Drita dhe Ballkani kanë publikuar formacionet zyrtare para derbit të mbetur të xhiros së tretë në elitën e futbollit kosovar. Stadiumi ndihmës në Gjilan është arenë e përballjes, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net. Drita synon fitoren për ta hapur garën për titull, ndërsa Ballkani në rast të triumfit do të shkëputej edhe më…

Sport

20/12/2023 12:11

Drita dhe Ballkani kanë publikuar formacionet zyrtare para derbit të mbetur të xhiros së tretë në elitën e futbollit kosovar.

Stadiumi ndihmës në Gjilan është arenë e përballjes, me fillim nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Drita synon fitoren për ta hapur garën për titull, ndërsa Ballkani në rast të triumfit do të shkëputej edhe më shumë nga gjilanasit në garë.

Momentalisht, Drita zë vendin e tretë me 31 pikë, krahas Ballkanit kryeson tabelën me 39 pikë, por me një ndeshja më pak të zhvilluar se gjilanasit.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, Be. Krasniqi, Vitija, Agyare, Thaqi, Broja, Jashari, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Bl.Krasniqi.

Ballkani: Koliçi, Kuç, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Potoku, Limaj, Hamidi, Berisha, Danfa./Lajmi.net/