Dreshaj: Pandemia COVID-19 po arrin pikun

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka shprehur shqetësimin e madh për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, duke theksuar se përderisa ka vaksina mjaftueshëm qytetarët duhet ta marrin për të ruajtur shëndetin e tyre. Dreshaj me profesion mjek ka thënë se numri i rasteve me të infektuar me koronavirus dhe…

Lajme

20/07/2022 08:51

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka shprehur shqetësimin e madh për rritjen e numrit të rasteve me Covid-19, duke theksuar se përderisa ka vaksina mjaftueshëm qytetarët duhet ta marrin për të ruajtur shëndetin e tyre.

Dreshaj me profesion mjek ka thënë se numri i rasteve me të infektuar me koronavirus dhe që do të kenë nevojë për spitalizim po shtohet dita-ditës.

Sipas doktor Dreshajt, brengosëse është mospunësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar, ndërsa pandemia ka arritur pikun.

“Obligative nuk është vetëm ruajtja e jetës tonë,por edhe ruajtja e të tjerëve.Një sjellje e tillë e qytetarëve tanë është vërtetë brengosëse. Derisa ka vaksina duhet të mirret, sepse shpëton jetë”.“Derisa kemi mbi 5000 raste aktive. Derisa i kemi për çdo ditë prej 800 deri në 1200 raste. Numri i rasteve që do të kenë nevojë për spitalizim pritet që të shtohen nga dita në ditë”, tha ai për EO.

“Derisa ne i kemi përballuar valët paraprake me kapacitet ekzistuese mjekësore besoj që edhe këtë do ta kalojmë. Atë çka e shoh si brengë të madhe është mos punësimi i infermierëve dhe i mjekëve të trajnuar të cilët kanë punuar për vite të tëra me këta pacientë”.

“Ndërsa sot janë rrugëve e pandemia është në vlug”, shprehet Dreshaj.