Drenori që sot zyrtarizoi koalicionin me VV-në, dikur Kurtin e quante mashtrues: Mashtrimin e 2017 ta bëj hallall, por jo mashtrimin e 2019

Analisti politik, Xhavit Drenori, i cili sot ka nënshkruar një marrëveshje koalicionin me VV-në në Drenas, ka histori të gjatë me partinë e Albin Kurtit. Ndonëse ai disa herë është zhgënjyer nga VV-ja dhe Albin Kurtin, Drenori përsëri beson në bashkëpunimi me VV-në do të jetë i suksesshëm. Ai edhe vet kishte treguar se VV-ja…

Lajme

30/07/2025 16:25

Analisti politik, Xhavit Drenori, i cili sot ka nënshkruar një marrëveshje koalicionin me VV-në në Drenas, ka histori të gjatë me partinë e Albin Kurtit.

Ndonëse ai disa herë është zhgënjyer nga VV-ja dhe Albin Kurtin, Drenori përsëri beson në bashkëpunimi me VV-në do të jetë i suksesshëm.

Ai edhe vet kishte treguar se VV-ja dhe Kurti e kishin mashtruar në vitin 2017 dhe në 2019.

Madje, aso kohe ai kishte shkruar një status kundër Albin Kurtit, duke e vlerësuar si mashtrues.

MASHTRUES! Mashtrimin e vitit 2017 ta bej hallall. Për mashtrimin 2019 ke hy borgj, madje kogja shumë”, kishte shkruar Drenori.

Në statusin e tij ai pretendonte se i kishte sjell vota VV-së në vitin 2017 dhe në vitin 2019.