Drenica po zgjohet, BDI duhet ndëshkohet
Njësoj si afro-amerikanët, shqiptarët e Maqedonisë janë getoizuar. Në qytetet e mëdha, ku kanë jetuar gjatë shekujve në bashkësi me etni të tjera, si p.sh. në Shkup a Kumanovë, tendenca është që të krijohen geto rurale apo periferike me shqiptarë. Ndonëse Ali Ahmeti thotë se shqiptarët në Maqedoni sot kanë shumë të drejta, realiteti dëshmon të kundërten dhe këtë e thonë edhe vetë zyrtarët e BDI-së.
Opinion
Shkruan: Faton Mehmeti
Zgjedhje e parakohshme parlamentare në Maqedoni pritet të mbahen më 11 dhjetor dhe këto zgjedhje shqiptarët i gjejnë në gjendje të mjerueshme ekonomike, ashtu edhe në mosrespektim të të drejtave të njeriut. Në bazë të regjistrimit të fundit të realizuar në vitin 2002, numri i shqiptarëve në Maqedoni arrin në 25.17 për qind nga numri i përgjithshëm i popullatës dy milionëshe, por përveç shqiptarëve që pretendojnë të jenë në përqindje më të lartë, edhe qarqe të caktuara maqedonase pretendojnë se kjo përqindje është më e ulët dhe se sipas tyre, ajo është rritur me qëllim të realizimit të Marrëveshjes së Ohrit. Ndryshe, shumë njohës të çështjeve sociale në Maqedoni theksojnë se numri i shqiptarëve është mbi 40 për qind në Maqedoni, andaj ka hezitime nga pushteti për t’i shkuar deri në fund procesit të regjistrimit të popullsisë. Ndërkohë që Ali Ahmeti pohoi se “ se shqiptarët s’janë 20% në Maqedoni”. Shqiptarët, nga ana tjetër, shfaqen tërësisht mosbesues ndaj gjyqësorit, e ndaj secilit pushtet tjetër në Maqedoni.Në fakt, Maqedonia e 15 viteve të fundit (pas konfliktit të brendshëm me shqiptarët), vazhdimisht e pa u ndalur e ka bërë të qartë mosbesimin e saj ndaj shqiptarëve, madje në mënyrë aktive.
15 vite më parë, më 5 korrik 2001, ndërkombëtarët arritën të ulin në tryezë palët ndërluftuese, nga një anë kryengritësit shqiptarë dhe nga ana tjetër përfaqësuesit e shtetit maqedonas, që ishin maqedonas etnikë. Nën presion palët u morën vesh për një kornizë që u nënshkrua në Ohër, në shtator të 2001.Në këtë kornizë, shqiptarët heqin dorë nga pretendimet për zgjidhje territoriale të problemit etnik në Maqedoni, e njëkohësisht çarmatosen. Ndërsa shteti maqedonas merr zotime “perëndimoro-civilizuese” sa i përket përfshirjes, pranimit të gjuhës, mosdiskriminimit etj.Që prej asaj kohe, shqiptarët masivisht janë çarmatosur edhe me ndihmën e ish-komandantit Ali Ahmeti, prej kohësh dorë e djathtë e qeveritarëve maqedonas, sidomos e Gruevskit.
Njësoj si afro-amerikanët, shqiptarët e Maqedonisë janë getoizuar. Në qytetet e mëdha, ku kanë jetuar gjatë shekujve në bashkësi me etni të tjera, si p.sh. në Shkup a Kumanovë, tendenca është që të krijohen geto rurale apo periferike me shqiptarë. Ndonëse Ali Ahmeti thotë se shqiptarët në Maqedoni sot kanë shumë të drejta, realiteti dëshmon të kundërten dhe këtë e thonë edhe vetë zyrtarët e BDI-së. Bartësi i Listës së BDI-së në njësinë zgjedhore numër 3, Nafi Durmishi thekson se drejtësia për shqiptarë në Maqedoni ende mbetet selektive, duke e akuzuar në mënyrë indirekte Ali Ahmetin dhe BDI-në për dështim në qeverisje.
Ali Ahmeti ju ka sjell shumë dëme shqiptarëve pasi mendon ditë e natë vetëm për pushtet dhe jo për shqiptarët. Shqiptaret ne Maqedoni duhet të gjuajnë Ali Ahmetin jo me gurë por me votë, duke ia hequr te drejtën që t’i përfaqësoj ata. Përveç Ali Ahmetit në Maqedoni nje mik i tij ne Drenicë Ramiz Lladrovci, po përballët me kundërshtimin për kandidat të Drenasit edhe nga vetë partia e tij. Propozimi që ka sjell Kryesia e degës së Partisë Demokratike të Kosovës, për kryetar Drenasit ka ngjallur pakënaqësi të mëdha në degën e PDK-së në këtë qytet. Kadri Veseli thehet se ka nxjerr nga zarfi emrin e Lladrovcit, të cilin shumë anëtarë të degës e kanë kundërshtuar. Këto kundërshtime kanë bërë që të dielën mbrëma, banorë në Abri të Epërme, të pakënaqur me mosmbajtjen e premtimeve nga ana e qeverisjes komunale e të revoltuar në mospunën e saj, kanë sulmuar fizikisht Ramiz Lladrovcin si dhe deputetin e PDK-së Nuredin Lushtaku“Ikni nga këtu, të gjithë jeni hajna, na keni prerë në besë, na keni tradhëtuar, keni shkelur me dy këmbët mbi gjakun e dëshmorve të Kombit, jeni bërë milionerë duke vjedhur e plaçkituar popullaten, ndërsa neve banorëve që ju kemi votuar tash e 17 vite, na keni lënë në mjerim e skamje”, njoftohet t’i kenë thënë banorët “suharisë ” së PDK-së në Abri të Epërme. Si duket Drenica ka filluar të zgjohet dhe kjo ka sjellur përqarje brenda PDK-së.
Është koha që shqiptarët si në Maqedoni dhe Kosovë të zgjohen, të zgjohet elektorati i dinjitetshëm që ndëshkon këdo që nuk mban premtimet. PDK-ja në Drenicë por dhe në mbarë Kosovën, duhet ndëshkohet me votë ashtu si BDI në Maqedoni. Zgjohuni shqiptarë….!!!