Drenica, e fortë për Ulpianën, Dukagjini mposht Feronikelin

Drenica dhe Dukagjini kanë shënuar fitore ndaj Ulpianës dhe Feronikelit në ndeshjet e vlefshme për xhiron e 32-të të BKT Superligës.

Sport

27/04/2022 17:05

Drenicasit mposhtën Ulpianën me rezultat 3-1, ndërsa, Dukagjini triumfoi ndaj Feronikelit, tashmë zyrtarisht të larguar nga liga, 4-0.

Këto të dy fitore do të thonë shumë për skuadrat përkatëse në luftën për mbijetesë. Në anën tjetër, së bashku me Feronikelit, afër rënies nga liga është edhe Ulpiana, transmeton lajmi.net.

Në ndeshjen tjetër, Prishtina e mposhti 2-1 Gjilanin. /Lajmi.net/