Drenasi nën pasojat e vërshimeve, gjenden dy vetura të fundosura
Gjendja pas vërshimeve në Drenas vazhdon të jetë e rëndë. Pasi niveli ujit ka rënë janë gjetur dy vetura të cilat ishin përmbytur nga lumi Drenica. Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se bazuar në të dhënat e fundit, situata në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit…
Lajme
Gjendja pas vërshimeve në Drenas vazhdon të jetë e rëndë.
Pasi niveli ujit ka rënë janë gjetur dy vetura të cilat ishin përmbytur nga lumi Drenica.
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se bazuar në të dhënat e fundit, situata në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.
Nga AME theksohet edhe se, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe se nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshimet të reja.