Drenasi i njofton qytetarët se cilat kompani – cilat rrugë i mirëmbajnë
Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët e saj se po vazhdojnë punimet në terren për pastrimin e borës nga rrugët

Lajme
Drenasi u ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes dhe të përdorin mjetet dimërore për vetura, ndërkaq i ka njoftuar se cilat kompani – cilat rrugë i mirëmbajnë, si dhe emrat e numrat e kontaktit të mbikëqyrësve.
Njoftimi i plotë:
Vazhdojnë punimet për mirëmbajtjen e rrugëve gjatë sezonit dimëror
Qytetarë të Komunës së Drenasit, edhe një herë ndjejmë për obligim për shkak të gjendjes atmosferike dhe të reshurave të vazhdueshme të borës, të ju njoftojmë se kontraktuesit për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe po vazhdojnë punën për largimin e borës.
Komuna ka caktuar edhe organin mbikëqyrës për të dy operatorët, ku për loton e parë organ mbikëqyrës është Sejdi Kozhani me numër të telefonit 044-303-699 dhe ju qytetarë mund të thirrni për të paraqitur kërkesat e juaja. Ndërsa për loton e dytë, organ mbikëqyrës është Fitim Veliqi me numër te telefonit 044-253-026. Komuna e Drenasit sërish kërkon nga qytetarët të jenë të kujdesshëm dhe të përdorin mjetet dimërore për vetura.
Të dhënat e detajuara për përzgjedhjen e operatorëve ekonomik, organit mbikëqyrës dhe numrat e kontaktit, Komuna e Drenasit i ka bërë në dhjetorin e vitit të kaluar dhe në janar të këtij viti, përmes rrjetit zyrtar të Facebook-ut dhe medieve, mirëpo për hir të kërkesave të shumta të qytetarëve, po ju njoftojmë edhe një herë.
Operatori Ekonomik për loton e parë është “Fer Petrol”, dhe kjo kompani do të mirëmbajë rrugët në qendër të qytetit; (Lagja e Feronikelit) Drenas I, II (Çikatovë e Re) III, Poklek i Ri, Poklek i Vjetër, Shtrubullovë – lagja e Vërmicëve, Krajkovë (deri në Poterkë), Vasilevë, Korroticë e Epërme dhe i Ulët, Zabel i Epërm dhe i Ulët, Sankoc, Fushticë e Epërme, Fushticë e Ultë, Nekoc, Kizhnarekë, Komorani ( I, II, III dhe IV), Llapushnik, (Poterk, Vukoc, Llapushnik), Arllat, Bytyç, Negroc, Vuçak dhe Gjergjicë. Operatori Ekonomik për loton e dytë është N.N “Shkëmbi”, dhe do të mirëmbajë rrugët në; Çikatovë e Vjetër, Gllanasellë, Likoshan, Gradicë, Godanc, Dobroshec, Gllobar, Tërstenik I dhe II, Vërboc, Shtuticë, Polluzhë, Damanek, Krajkovë, Baicë, Tërdec dhe Abri e Epërme. Komuna e Drenasi falënderon të gjithë qytetarët që kanë bashkëpunuar ngushtë me organet mbikëqyrëse dhe operatorët ekonomik.