Drenas: Arrestohet i dyshuari që shtiu me armë në një dasmë
Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për përdorim të armës në një aheng familjar. Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti kishte ndodhur më 5 prill 2026, rreth orës 21:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë më 18 maj, rreth orës 15:00. Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se…
Lajme
Një person është arrestuar në Drenas nën dyshimin për përdorim të armës në një aheng familjar.
Sipas raportit 24-orësh të Policia e Kosovës, rasti kishte ndodhur më 5 prill 2026, rreth orës 21:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është bërë më 18 maj, rreth orës 15:00.
Policia njofton se i dyshuari, mashkull kosovar, dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri gjatë një dasme.
Gjatë kontrollit, tek ai është gjetur dhe konfiskuar një armë e llojit pistoletë me gaz 9 milimetra.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/