Dreka në Durrës, çfarë i ka bërë bashkë këta politikanë?

Gjashtë politikanë, tre të mbetur jashtë Kuvendit e tre të tjera brenda, janë bërë bashkë në Durrës gjatë ditës së sotme. Siç shihet në fotot e publikuara nga Agron Duka, veç kreut të PAA-së janë edhe Ben Blushi, Dashamir Shehi, Nard Ndoka, Vangjel Dule dhe Bamir Topi.

Lajme

19/12/2017 21:25

“Sot në Durrës pata kënaqësinë të kisha Dashin, Bamirin, Benin, Nardin dhe Vangjelin për një bilanc të vitit që po mbyllet, por folëm edhe për çfarë na pret në 2018.”- shkruan Agron Duka në faqen e tij në Facebook.

Ndonëse mund të ketë qenë thjesht një drekë miqësore mes tyre, nuk përjashtohet mundësia e ndonjë bashkëpunimi mes tyre, kur jemi një vit larg zgjedhjeve lokale.