Drejtuesit e Real Madridit udhëtojnë në Gjermani, duan ta bindin Bellingham
Mesfushori i Borussia Dortmundit dhe i kombëtares angleze, Jude Bellingham është aktualisht një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë dhe një dëshirë e madhe e Real Madridit. Kampioni aktual evropian dëshiron të krijojë një mesfushë të së ardhmes, në të cilën do të luajnë Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Bellingham. “Marca” raporton…
Sport
Mesfushori i Borussia Dortmundit dhe i kombëtares angleze, Jude Bellingham është aktualisht një nga lojtarët e rinj më të mirë në botë dhe një dëshirë e madhe e Real Madridit.
Kampioni aktual evropian dëshiron të krijojë një mesfushë të së ardhmes, në të cilën do të luajnë Eduardo Camavinga, Aurelien Tchouameni dhe Bellingham.
“Marca” raporton se drejtuesit e Real Madridit kanë udhëtuar sot drejt Gjermanisë për të bindur Bellinghamin të transferohet brenda pak ditësh.
Edhe Liverpooli dëshiron një mesfushor të madh, por konsiderohet se Reali është aktualisht opsioni më real për të.
Marca shton se Reali është i bindur se Bellingham do të jetë lojtari i tyre nga sezoni i ardhshëm.
Anglezi nuk ka marrë në konsideratë propozimet nga klubet e tjera, dhe Real Madrid është vazhdimisht në kontakt me drejtuesit e Bellingham dhe Borussia Dortmund.
Real Madridi pritet të paguajë rreth 150 milionë euro për 19-vjeçarin.
Bellingham mbërriti te Borussia në verën e vitit 2020 dhe sot është një nga mesfushorët më të mirë në botë dhe një nga kapitenët e liderit aktual të Bundesligës./Lajmi.net/