Këto takime do të mbahen nga data 7 deri më 19 prill.
Në takimet virtuale do të diskutohet lidhur me zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare, si dhe pritjet për vitin 2021.
Në takimet që do të zhvillohen ditëve në vijim do të diskutohet edhe për zbatimin e rekomandimeve nga raportet e mëparshme të asistencave teknike, si dhe shprehjet e interesit për përkrahje në të ardhmen.
Temë të këtyre takimeve virtuale pritet të jetë edhe mbështetja e Bankës Botërore dhe e Fondit Monetar Ndërkombëtar për lehtësimin e borxheve për qasje të drejtë dhe të përballueshme ndaj vaksinave nga vendet në zhvillim, si dhe rikuperimi nga kriza e COVID-19, duke kursyer jetët e njerëzve dhe mbështetjen për zhvillimin e gjelbër, elastik dhe gjithëpërfshirës, si dhe perspektiva dhe sfidat e politikave për Evropë dhe FMN.
Pjesë diskutimi të këtyre takimeve do të jenë edhe reformat, projektet e ardhshme dhe diskutimi i mundësive për financim në të ardhmen./Lajmi.net/