Drejtori sportiv i Rennes: Nuk kemi pranuar ofertë nga PSG ose Man Utd për Camavingan

Drejtori sportiv i Rennes, Florian Maurice ka folur lidhur me situatën e mesfushorit të talentuar Eduardo Camavinga.

Sport

28/06/2021 22:07

Francezi në fund të edicionit pritet të largohet nga Rennes, derisa kërkohet nga dy gjigantët evropianë, si PSG dhe Manchester United, transmeton lajmi.net.

Dy skuadrat janë në negociata me Rennes, por drejtori sportiv ka bërë të ditur se ende nuk kanë pranuar ndonjë ofertë.

“Asnjë ofertë nuk ka ardhur nga PSG ose Manchester United për Eduardo Camavingan”.

“Ne mbesin të qetë për situatën e tij. E dimë se nuk dëshiron të largohet nga klubi si agjent i lirë”, deklaroi ai.

Ndërkohë, javët e ardhshme pritet të jenë vendimtare për destinacionin e radhës të Camavingas./Lajmi.net/