Drejtori sportiv i Dortmund tregon të ardhmen e Brandt

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc, ka folur për të ardhmen e Julian Brandt i cili thuhet se kërkohet me ngulm nga skuadra londineze, Arsenal.

Sport

02/01/2021 16:16

Drejtori sportiv i Borussia Dortmund, Michael Zorc i ka shuar spekulimet që lidhin futbollistin Julian Brandt me klubet e tjera, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Bild’, Zorc theksoi se e ardhmja e lojtarit është në ‘Sigal Iduna Park’ dhe ai nuk është në shitje po ashtu nuk ka negociata me ndonjë klub.

‘I kam lexuar lajmet, nuk mund të them më shumë për këtë. nuk ka asgjë në tryezë, madje as në makinën e faksit nuk është dërguar asgjë’, tha Michael Zorc.