Drejtori i RTK-së tha se “Slobodna Bosna” është medium serioz, Mirena: Ky është shërbëtor i Dejona Mihalit

Pas sulmeve ndaj mediave nga pushteti rrjedhur nga një lajm i RTK-së ku citon një medium boshnjak “Slobodna Bosna”, e prej aty sulmohen dy mediume kosovare si “të lidhura me Serbinë’, ka reaguar Rilind Gërvalla, drejtor i RTK-së. Gërvalla që drejton RTK-në thotë se mediumi “Slobodna Bosna” është “medium serioz”. E pas kësaj deklarate, reagoi…

Lajme

24/07/2024 23:02

Pas sulmeve ndaj mediave nga pushteti rrjedhur nga një lajm i RTK-së ku citon një medium boshnjak “Slobodna Bosna”, e prej aty sulmohen dy mediume kosovare si “të lidhura me Serbinë’, ka reaguar Rilind Gërvalla, drejtor i RTK-së.

Gërvalla që drejton RTK-në thotë se mediumi “Slobodna Bosna” është “medium serioz”.

E pas kësaj deklarate, reagoi drejtori i “Periskopit” Ilir Mirena, duke e quajtur Gërvallen “shërbëtor të Dejona Mihalit”.

“Kush me shkarku, ky bord është prej Vetëvendosjes. Kurrë hiç në jetë të vet një storie gazetareske s’e ka bë. Ky është veç një sherbëtor i Dejona Mihalit, asgjë tjetër. Një militant i VV-së”, tha Mirena në Pressing.

“Ky është veç një militant që në jetë të vetë një paragraf në gazetari s’e ka bë”, u shpreh Mirena